Rregullat e Menaxhimit te numrit GTIN - Rregulla te qarta dhe te thjeshta per te vendosur themelet e tregtise omni-channel
Standarti i ri GS1 i Menaxhimit te numrit GTIN e lehteson me teper marrjen e vendimeve per kompanite.
Ne 30 Qershor, 2016, u be kalimi nga Rregullat ekzistuese te Alokimit te Numrit Global GS1 te Artikullit Tregtar ne standartin e ri. Ky ndryshim do ta beje me te thjeshte menaxhimin e GTIN-ve per industrine e sotme tregtare.
Per vite me rradhe, bizneset e ndryshme ne te gjithe boten kane aplikuar rregulla te standartizuara per te marre vendime te mire-informuara rreth identifikimit te produkteve nepermjet perdorimit te numrave GTIN. Me kalimin e kohes dhe me modernizimin e industrise tregtare keto rregulla u bene me te veshtira per te punuar duke shkaktuar pakenaqesi dhe duke shtuar kosto te panevojshme te bizneset.
Standarti i ri GS1 i Menaxhimit te numrave GTIN ndihmon per te adresuar keto çeshtje.
10 rregulla GTIN ne qender te ketij standarti
Ky standart eshte me i qarte per bizneset dhe me i thjeshte per tu shpjeguar dhe shperndare pasi eshte i organizuar rreth nje seti te qarte principesh biznesi dhe i krijuar ne nje format lehtesisht te kuptueshem.
Ne qender te standartit te ri jane 10 rregulla GTIN - nga 46 rregulla te meparshme. Megjithese eshte thjeshtuar, nuk ka ndryshime te medha ne logjiken baze mbi menaxhimin e numrave GTIN. Kompania J.M. Smucker mund t'ju sherbeje si prove pasi sapo i ka aplikuar keto rregulla te reja per 125 produktet e saj.
Sipas Lori Bigler, Drejtoreshe e Standarteve te Industrise ne kompanine J.M. Smucker - "Rregullat e reja e thjeshtezuan me teper marrjen dhe komunikimin e vendimeve pergjate gjithe organizates - duke i kursyer kohe dhe para kompanise. Duke perdorur keto rregulla ne kryhem nje evaluim te plote te te gjithe 125 produkteve per disa minuta. Me perpara do te duheshin disa dite per ta bere nje gje te tille".
Qartesia dhe konsistenca e standartit te ri eshte veçanerisht kritik per kompanite qe mbeshtesin tregtine omni-channel.
Pajisuni "qe nga fillimi" me nje identifikim unik te produktit
"Standarti i Menaxhimit te GTIN-ve do ta ndihmoje industrine qe te pajisen "qe nga fillimi" me identifikim unik te produkteve" - thote Presidenti dhe CEO i GS1 Miguel Lopera. "Do ti ofroje industrise bazen qe i nevojitet per diskutime ne te ardhmen mbi variacionet e vogla te produkteve qe nuk kane nevoje per ndryshim te numrit GTIN por qe nevojiten per te mbeshteur eksperiencen omni-channel te tregtise."
Anetaret e organizates GS1, duke nisur nga 30 Qershori mund te fillojne perdorimin e standartit te ri GS1 per Menaxhimin e numrave GTIN, por tranzicioni operacional per bizneset duhet te jete virtualisht i padukshem.