Lexim
Mbartesit e Te Dhenave GS1 per identifikimin automatik dhe leximin e te dhenave (AIDC) jane ne gjendje qe te mbajne sasi te ndryshme te dhenash per procese biznesi dhe kerkesa te ndryshme tregtare. Te dhenat e koduara ne Mbartesit e Te Dhenave GS1 jo vetem qe identifikojne ne menyre unike produktet ne çdo nivel te paketimit, por japin dhe akses ne informacionin e produktit dhe vizibilitetin e levizjes se produkteve pergjate zinxhirit te furnizimit.
9 familjet e Mbartesve te Te Dhenave GS1 perfshine: EAN, UPC, ITF-14, GS1-128, GS1 Databar, GS1 QR Code dhe barkodet GS1 Data Matrix, si dhe standartet per etiketat RFID HF dhe UHF.
Lexoni me teper rreth simboleve te ndryshme te barkodeve dhe etiketave RFID qe perdoren per te lexuar ne menyre automatike dhe efikase informacionin mbi artikujt.
Specifikimet e EAN-13
Nese nje kompani deshiron te vendose nje barkod ne nje artikull tregtar i cili mund te skanohet ne çdo pike shitjeje ne bote, atehere kompania ka nevoje per nje barkod EAN/UPC.
Simboli EAN-13 eshte simboli dhe mbartesi me i perdorur GS1 i te dhenave. Eshte simboli qe zakonisht gjendet ne te gjithe artikujt qe kalojne ne piken-e-shitjes (POS). EAN-13 perdoret per te koduar secili nga llojet e GTIN-eve 13 shifrore, perkatesisht, per produkte me peshe fikse, produkte me peshe variable, kuponat, librat, botimet seriale etj. GTIN mund te filloje me nje nga keto prefikse: 530, 28, 99, 978-979, 977 ose me Prefiksin Global te Kompanise i alokuar per kompanine tuaj per qellime barkodimi.
Specifikimet EAN 13:
- Permasat Minimale:29.83 mm x 18.28 mm
- Permasat Maksimale:74.58 mm x 45.70 mm
- Permasat Nominale: 37.29 mm x 22.85 mm
- Permasa - X ne madhesinominale: 0.330 mm
- Faktori i zmadhimit: 80% deri ne 200% te permasave nominale
- Hapsirat e lejuara ne te majte dhe te djathte te simbolit: Majtas 3.63 mm, Djathtas 2.31 mm
- Gjatesia minimale e shufrave: 22.85 mm ne permasen nominale
- Vendndodhja e preferuar: Ne kuadratin e poshtem, te djathte.
Permasa X eshte gjeresia me e vogel e shufres ose hapsires ne nje zmadhim 100%. Gjeresia e shufrave apo hapsirave te tjera eshte 2, 3 ose 4-fish i permases X.
Faktori i zmadhimit eshte madhesia me te cilin simboli i barkodit varion nga permasat nominale.
Specifikimet e EAN-8
Simboli EAN 8 perdoret per te koduar numrat GTIN 8-shifrore te alokuara per te identifikuar artikuj shume te vogjel tregtar. Numrat alokohen nga GS1 Albania specifikisht per çdo produkt individual.
Specifikimet EAN 8:
- Permasat Minimale: 21.38 mm x 17.05 mm
- Permasat Maksimale: 53.46 mm x 42.62 mm
- Permasat Nominale: 26.73mm x 21.31 mm
- Permasa - X ne madhesi nominale: 0.330 mm
- Faktori i zmadhimit: 80% deri ne 200% te permasave nominale
- Hapsirat e lejuara ne te majte dhe te djathte te simbolit: Majtas 2.31 mm, Djathtas 2.31 mm
- Gjatesia minimale e shufrave: 18.23 mm ne permasen nominale
- Vendndodhja e preferuar: Ne kuadratin e poshtem, te djathte.
Specifikimet e ITF 14
Simboli ITF 14 perdoret per artikujt tregtar te cilet nuk kalojne ne piken-e-shitjes (POS). Per kompanite qe deshirojne ta printojne barkodin direkt ne kutine e kartonit, veçanerisht ne karton te valezuar, simboli ITF-14 eshte me i pershtatshmi per perdoirm sepse kerkesat per printimin jane me pak strikte. Ky symbol perdoret per te perfaqesuar numrin GTIN ne rastet kur nuk eshte e nevojshme vendosja e informacionit shtese si data e perdorimit te produktit, pesha neto apo numri serial. Simboli ITF-14 u krijua per ti ndihmuar perdoruesit qe kerkonin te printonin barkode te skanueshme direkt ne paketime te valezuara- simbolet ITF-14 jane me te medhenj se simbolet EAN/UPC dhe kane nje strukture me te thjeshte shufrash dhe hapesirash duke lehtesuar keshtu leximin nga skanerat.
Specifikimet e ITF-14:
- Permasat Minimale (50%): 71.40 mm x 12.70 mm
- Permasat Maksimale (100%): 142.75 mm x 32.00 mm
- Permasat Nominale: 142.75 mm x 32.00 mm
- Permasa - X e shufres me te holle ne madhesi nominale: 1.016 mm
- Permasa - X e shufres me te gjere ne madhesi nominale: 2.540 mm
- Faktori i zmadhimit: 50% deri ne 100% te permasave nominale
- Hapsirat e lejuara ne te majte dhe te djathte te simbolit: Majtas 10.2 mm, Djathtas 10.2 mm ose 10X
- Gjatesia minimale e shufrave: 32 mm ne permasen nominale
- Vendndodhja e preferuar: Jo me afer se 19 mm nga skaji vertikal.
Kur printohet direkt mbi kutite e kartonit, simboli ITF-14 rekomandohet te kete permasat nominale, te cilat kane nje permase X prej 1.016 mm. Eshte shume e rendesishme te ruhen hapsirat e caktuara ne te majte dhe te djathte te simbolit. Barkodi duhet te jete i vendosur ne pjesen e siperme, te djathte te kutise, ne pozicion horizontal ne menyre qe shufrat te jene te vendosura vertikalisht. Viza e zeze rrethuese duhet te printohet gjithmone nese barkodi printohet ne nje kuti kartoni. Ne rastet kur simboli ITF-14 printohet ne nje etikete, eshte i nevojshem vetem printimi i vizes ze siperme dhe te poshtme rrethuese ne nje trashesi prej 1 mm.
Specifikimet e GS1 128
Persa i perket fushes se logjistikes, Mbartesi GS1-128 i te Dhenave eshte standardi “I Arte”. Barkodet GS1-128 mund te permbajne te gjithe Çelesat GS1 te Identifikimit, si dhe informacion te ndryshueshem si numrat seriale, afatet e perdorimeve te produkteve, permasat e produkteve etj. – nepermjet perdorimin te Identifikuesve te Aplikimit (AI).
Ky barkod ka nje simbolike lineare e cila ka avantazhin e te qenurit me i ngjeshur se te teknologjite e tjera lineare.
GS1-128 nuk mund te perdoret per te identifikuar artikuj tregtare te cilat kalojne ne pikat e shitjeve; ne vend te kesaj, roli i tij kryesor eshte ne sektorin e transportit dhe logjistikes si dhe ne sektorin shendetesor. Barkodi GS1-128 ka marre nje rendesi te konsiderueshme gjate viteve te fundit, per shkak te rritjes se kerkesave mbi gjurmueshmerine e produkteve.
GS1-128 ka nje konfigurim shume fleksibel dhe si rrjedhoje eshte i adaptueshem per nje shumellojshmeri te gjere te nevojave dhe rasteve te perdorimit. Ai mund te lexohet, pothuajse, nga te gjithe skanerat komerciale.
Specifikimet e GS1 128:
- Permasa: Variabel (e ndryshueshme) ne varesi te permbjatjes
- Permasa X ne madhesi nominale: 1.016 mm
- Faktori i zmadhimit: 48.7%
- Gjatesia minimale e shufrave: 32 mm
- Vendndodhja e preferuar: Te pakten 19 mm nga skaji vertikal
GS1 128 & Etiketa logjistike
GS1 Albania ne bashkepunim me partnered e saj nderkombetare dhe per ti ardhur ne ndihme anetareve te GS1 Albania ka zhvilluar aplikacionin GS1 Print, i cili krijon etiketen logjistike GS1 per njesite tregtare homogjene standarte. Me kete aplikacion ju mund te gjeneroni 2 etiketa me numra identike SSCC (Kodi Serial i Ngarkeses) per çdo njesi logjistike (paleta, etj.), ne format PDF. Keto PDF mund te printohen me pas nga nje printer i thjeshte dhe te ngjiten ne njesine e transportit.
Çfare eshte njesia logjistike?
Njesia logjistike percaktohet si nje artikull, qe perbehet nga artikuj te tjere, i krijuar per te menaxhuar transportin dhe/ose magazinimin pergjate zinxhirit te furnizimit. Ekzistojne dy forma themelore te informacionit te perfshire ne nje etikete logjistike GS1 – forma e Interpretimit Njerezor dhe forma e Leximit Automatik. Nje etike tipike logjistike perbehet nga tre pjese:
- Seksioni i siperm, i cili permban informacion te lire (perdoruesi mund te vendose emrin e kompanise, logon etj.)
- Seksioni i mesem, I cili permban informacion ne format te lexueshem nga individi
- Seksioni i poshtem, i cili permban informacion te koduar ne simbole (te lexueshem nga pajisje automatike – skanera etj.) dhe gjithashtu te interpretueshem nga indidivi.
Simboli GS1 DataBar
Simbolet e GS1 DataBar mund te permbajne me shume informacion dhe mund te perdoren per te identifikuar objekte me te vogla se ato qe identifikojne barkodet EAN/UPC. Gjithashtu, simbolet GS1 DataBar skanohen ne çdo pike shitjeje. Si rezultat, GS1 DataBar mundeson identifikimin GTIN te produkteve te fresketa, masa e te cilave eshte e ndryshueshme, si dhe, te produkteve te cilat shenjohen me veshtiresi, si fruta-perimet, stolite dhe produktet kozmetike.
Perveç kesaj, GS1 DataBar mund te permbaje Identifikues GS1 te Aplikimit te tille si, numrat seriale, datat e skadimit etj., duke mundesuar ne kete menyre gjurmueshmerine dhe vertetesine e produkteve te fresketa.
Simbolet GS1 DataBar jane miratuar dhe adoptuar nga organizata GS1 pas diskutimeve dhe vrojtimeve te praktikave konkrete me shites, prodhues mallrash, kompani farmaceutike, organizata anetare te GS1-shit dhe shoqatave tregtare.
Specifikimet e GS1 DataBar:
Llojet e Simboleve GS1 DataBar
Grupi 1 – Identifikimi ne Piken-e-Shitjes (POS)
GS1 DataBar i Mbivendosur Shumedrejtimor: mund te jete sa gjysma e permasave te barkodit EAN/UPC. Ky barkod funksionon ne piken-e-shitjes (POS), dhe permban GTIN, duke qene keshtu ideal per perdorim ne produktet e fresketa te pa-amballazhuara dhe ne produkte te vogla.
- Minimumi i permases-x: 0.264 mm
- Permasa-x nominale: 0.33 mm
- Maksimumi i permases-x: 0.41 mm
Grupi 2- Identifikimi ne Piken-e-Shitjes (POS) & Informacion Shtese
GS1 DataBar i Mbivendosur i Zgjeruar: afersisht e njejta permase me barkodin EAN/UPC. Kysimbol mund te permbaje deri ne 74 karaktere numerike ose 41 karaktere alfanumerike (alfabetike & numerike). Gjithashtu, ky simbol mund te kodoje nje SGTIN (GTIN + Numer Serial). Ky lloj GS1 DataBar, mund te funksionoje ne piken e shitjes, duke qene keshtu ideal per perdorim ne produktet me peshe variabel te tille si mishi, nen-produktet e mishit etj.
- Minimumi i permases-x: 0.264 mm
- Permasa-x nominale: 0.33 mm
- Maksimumi i permases-x: 0.41 mm
Grupi 3- Jo per skanera te rrafshet; vetem per identifikim; per aplikim te avancuar.
GS1 DataBar i Prere, i Mbivendosur dhe i Limituar: barkodi me i vogel ne familjen e GS1 DataBar. Ai permban 14 karaktere numerike, por nuk eshte shumedrejtimore.Ky barkod nuk funksionon ne piken-e-shitjes (POS) (ne skanera te sheshte). Ky lloj i GS1 DataBar perdoret ne artikuj shume te vegjel, ne te cilat nuk mund te funksionoje asnje lloj barkodi tjeter, si psh. ne artikujt shendetesore, te cilat i ndihmon ne proçesin e gjurmimit.
Specifikimet e GS1 Data Matrix
GS1 Data Matrix eshte nje simbol dy-dimensional qe perdoret specifikisht per artikujt shendetsore, per identifikimn e produkteve farmaceutike dhe instrumentet kirurgjike. Per leximin e ketij simbol eshte i nevojshem perdorimi i skanerit te bazuar ne imazhe.
Specifikimet e GS1 Data Matrix
- Minimumi i permases-x: 0.396 mm
- Permasa-x nominale: 0.495 mm
- Maksimumi i permases-x: 0.990 mm
- Te dhena: deri ne 2335 karaktere alfanumerike
- Struktura: vargje lidhese duke perdorur Identifikuesit GS1 te Aplikimit (AI).
Etiketat EPC/RFID
Etiketat EPC/RFID perdorin teknologjite e Radio-Frekuences per te koduar Çelesat GS1 te Identifikimit ne Kodin Elektronik GS1 te Produktit (EPC). Ato gjithashtu mundesojne funksionimin e standardeve te komunikimit GS1 EPCIS.
RFID funksionon nepermjet nje mikroçipi, i cili ruan te dhenat perkatese (duke perfshire EPC) dhe pasqyron te dhenat ne nje antene, me ane te valeve elektromagnetike. Duke qene se keto vale mund te kalojne permes materialeve te ngurta, çipat mund te integrohen ne brendesi te paketimit apo mbi produkt.
Etiketat EPC/RFID, te cilat kodojne GS1 EPC, ofrojne avantazhe te medha krahasuar me mbartesit e tjere GS1 te te dhenave, veçanerisht ne lidhje me kursimin e kohes: Proçesi i leximit dhe transmetimit te te dhenave eshte ultra i shpejte (duke mos qene e nevojshme vendosja e lexuesit dhe etiketes EPC/RFID ne afersi ose perballe njeri-tjetrit. Aftesia e kapjes se te dhenave nepermjet valeve elektromagnetike krijon mundesine e skanimit te menjehershem te sasive te medha te artikujve pa patur nevojen e kalimit te çdo produkti para nje skaneri. Ne ditet e sotme, RFID ka gjetur perdorim te gjere ne proçesin e lokalizimit te sakte te produkteve ne magazina – duke optimizuar kohen e menaxhimit te dergesave se mallrave.