Tarifat e Aplikimit ne GS1 Albania
Tarifa e regjistrimit
Kjo tarife paguhet vetem nje here ne momentin e regjistrimit ne GS1 Albania dhe eshte e njejte per çdo anetar pavaresisht nga Prefiksi GS1 i Kompanise qe u caktohet. Brenda vleres se kesaj tarife eshte i perfshire dhe nje trajnim falas mbi Barkodet dhe Sistemin GS1 per nje nga punonjesit e kompanise suaj. Tarifa e regjistrimit eshte ALL 15,000.
Tarifa e anetaresimit vjetor
Tarifa e anetaresimit paguhet 1 here/vit dhe faturohet sipas dates se aplikimit per regjistrim nga kompania juaj. Vlefta e saj varet nga lloji i Lejes se Perdorimit.
Barkodet krijohen duke perdorur nje prefiks unik qe i caktohet nje subjekti te regjistruar. Sasia dhe varietetet e games se produkteve tuaja do te percaktojne se cili nga prefikset eshte i pershtatshem per kompanine tuaj. Nese nuk jeni i sigurte se cili nga prefikset eshte i duhuri per organizaten tuaj mund te na kontaktoni ne nr. +355 42 232 073 dhe do te jemi te lumtur qe t’ju keshillojme.