Pyetje / Pergjigje

1. ÇFARE ESHTE BARKODI?

Barkodi eshte nje pasqyrim informacioni i vendosur mbi nje siperfaqe dhe i lexueshem nga sisteme dhe makineri te ndryshme ne format vizual. Barkodet mund te lexohen nga skanera optike te quajtur lexuesh bar kodesh apo te skanohen nga nje imazh nepermjet programesh special kompjuterike. Barkodet perdoren per te implementuar sisteme Identifikimi Automatike & Rregjistrimi te Dhenash (AIDC) qe permiresojne shpejtesine dhe saktesine e hyrjes ne kompjuter te te dhenave per artikuj te ndryshem.

2. KAM NEVOJE TE BARKODOJ PRODUKTET E MIA. ÇFARE DUHET TE BEJ?

Ne momentin qe keni nevoje per te marre nje numer barkodi, ju duhet te kontaktoni apo te vizitoni zyren e GS1 Albania per te marre Prefiksin GS1 per kompanine tuaj. Ky Prefiks ju mundeson te identifikoni produktet me numra unike nderkombetare nepermjet barkodeve.

3. PERSE DUHET TE ANETARESOHEM NE GS1 ALBANIA?

GS1 Albania eshte organizata e vetme e autorizuar ne Shqiperi per administrimin e Sistemit Global GS1. Si anetar i GS1 Albania, ju do te merrni nje Prefiks GS1 te Kompanise dhe nje bllok numrash qe do te formojne numrin tregtar global te produktit (GTIN).

GTIN ju lejon te identifikoni produktet tuaja me numra unike nderkombetare qe paraqiten ne formatin e bar kodit. Vendosja e barkodit ne produktin tuaj do te ofroje perfitime per te gjitha palet ne ciklin tregtar, duke çuar ne uljen e kostove, kursimit te kohes dhe rritjes se saktesise dhe efiçences nepermjet menaxhimit te zinxhirit te furnizimit ne teresi.

4. SA DUHET TE PAGUAJ PER TE BLERE NUMRAT E BARKODEVE?

GS1 Albania nuk i shet numrat e barkodeve – numrat ju liçensohen juve. Ne momentin qe do te beheni anetare te organizates sone do te paguani Tarifen Vjetore te Anetaresimit. Ju do mbani liçensen tuaj te barkodeve dhe do te paguani kete tarife vjetore per aq kohe sa do te vazhdoni ti tregtoni produktet tuaja.

5. KUR MUND TI MARR BARKODET?

Ne momentin qe beni pagesen, ne do ju japin akses te menjehershem per numrat e barkodeve tuaja.

6. A MUND TI BLEJE BARKODET PA PATUR NEVOJEN PER TE QENE ANETAR I GS1?

Jo,ju nuk mund ti bleni barkodet,  ju mund ti merrni ato vetem duke u bere anetar i organizates GS1. Nese nuk vazhdoni te jeni me anetare, atehere do ju duhet qe te ndaloni perdorimin e barkodeve.

7. SA NUMRA MUND TE MARR?

Minimumi i numrave qe mund te merrni eshte 10. Ne varesi te numrit te produkteve qe ju tregtoni mund te merrni 10, 100, 1000 apo me teper numra.

8. SI DISTRIBUTOR, A ESHTE E NEVOJSHME QE TE BARKODOJ PRODUKTET QE IMPORTOJ?

Pavaresisht se ku apo nga kush eshte prodhuar produkti, GS1 eshte pergjegjese per vendosjen e numrave GTIN. Megjithate nese importuesi apo shitesi do ta shese produktin me nje tjeter emer ose do te modifikoje paketimin, atehere duhet ti vendoset nje GTIN i ri produktit. Atehere do te jete importuesi ose shitesi pergjegjes per vendosjen e GTIN-it te ri te produktit.

9. SA LLOJE BARKODESH EKZISTOJNE?

Sistemi GS1 ka ne perberje lloje te ndryshme barkodesh per perdorim nga anetaret e GS1 ne varesi te kerkesa qe kane. Barkodet e perdorura nga GS1 perfshine EAN/UPC, GS1 DataBar, GS1 – 128, ITF – 14, GS1 DataMatrix dhe Composite Component (Komponenti i Perbere):

EAN/UPC

  • Jane te specifikuar per perdorim ne Pikat-e-Shitjes (POS) sepse jane te projektuar per mjedise me volum te larte skanimi.
  • I limituar qe te permbaje çelesa GS1 dhe identifikues speciale per aplikime te kufizuara si numerimi i brendshem apo apo artikuj tregtie me mase variabel.

GS1 DataBar

  • Nje familje simbolesh qe mund te skanohen ne Pikat-e-Shitjes (POS). Jane me te vegjel se EAN/UPC dhe mund te mbartin informacion shtese si numrat seriale, numrat e grupimeve te datave te skadences, etj.
  • Simbolet GS1 DataBar jane tashme te aprovuara per perdorim global ne artikuj shendetesore qe nuk kalojne nga POS.

GS1 – 128

  • Barkodet GS1 – 128 mund te mbajne te gjithe çelesat dhe atributet GS1 por nuk mund te perdoren per te identifikuar artikujt qe kalojne nga POS.

ITF – 14

  • Barkodet ITF – 14 mund te mbartin vetem GTIN, mund te printohen direkt ne ne kartona te valezuar (te rrudhosur), por nuk mund te perdoret per te identifikuar artikujt qe kalojne POS.

GS1 DataMatrix

  • GS1 DataMatrix eshte i vetmi symbol “2D Matrix” i specifikuar per perdorim nga GS1 dhe po behet edhe me shume simboli i zgjedhur nga shumica e kompanive shendetesore.
  • Meqe DataMatrix GS1 kerkon skanera me kamera perdoret specifikisht per artikuj shendetesore qe nuk kalojne nga POS.

Composite Component (Komponenti i Perbere)

  • Komponenti i Perbere eshte i vetmi simbol “linear 2D” i specifikuar nga GS1.
  • Quhet komponent sepse perdoret vetem me nje barkod linear si GS1 – 128.