Barkodet e thjeshtezuara

Mire se vini ne GS1. Ne jemi ketu per t’ju ndihmuar.

GS1 Albania ju ofron barkodet qe do ju nevojiten per te nxjerre produktet tuaja ne treg. Nese nuk keni informacion paraprak mbi barkodimin e produkteve dhe Organizaten GS1 mund ta perdorni kete faqe si nje udhezues per t’ju orientuar dhe per t’ju shpjeguar hapat qe duhet te ndiqni per te vendosur barkodet ne produktet tuaja dhe ne kutite e amballazhimit.

Ne kete faqe kemi permbledhur gjerat kryesore qe duhet te dini si dhe lidhje te dobishme nese keni nevoje per informacione te metejshme.

Gjithashtu kemi nenvizuar te gjitha hapat qe duhet te ndiqni ne broshuren per anetaret e rinj “Barkodet e thjeshtezuara” te cilen mund ta shkarkoni ketu.

Keni ndonje pyetje? Stafi jone do te jete me se i lumtur qe t’ju ndihmoje mbi çdo pyetje qe mund te keni rreth barkodeve. Na dergoni nje e-mail ose na telefononi ne:
T:  +355 42 232 073
E: info@gs1al.org

Çfare ju duhet per te barkoduar nje produkt per tu tregtuar ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te botes?

  1. Nje numer barkodi
  2. Nje simbol barkodi

Numrat e barkodeve krijohen nga pronaret e markave per produktet e tyre duke perdorur nje prefiks te caktuar nga GS1. Nepermjet ketij prefiksi behet i mundur alokimi i barkodeve per produktet dhe kutite. Ne momentin qe pajiseni me nje numer barkodi te kompletuar keni mundesine te gjeneroni simbolin e barkodit perkates.

 

Hapat qe duhet te kryeni per tu pajisur me barkode?

1. Regjistrimi

GS1 eshte nje organizate qe funksionon nepermjet anetaresimeve. Per tu pajisur me barkode per kompanine tuaj duhet te jeni anetar i organizates. Tarifa e regjistrimit per anetaret e rinj eshte fikse per çdo subjekt, paguhet vetem nje here ne momentin e regjistrimit dhe ka nje vlere prej ALL 15.000

2. Leja e Perdorimit te Sistemit GS1 te Numerimit

Per te krijuar barkodet, ju duhet te pajiseni me nje game ekskluzive numrash barkodi per kompanine tuaj. Kjo behet e mundur nepermjet nje leje perdorimi qe rinovohet çdo vit. Ekzistojne disa lloje lejesh perdorimi ne varesi te numrit tuaj te produkteve.

Cila Leje Perdorimi eshte e duhura per mua?

GCP 11 – Kjo leje perdorimi eshte per prodhues apo artizane te vegjel, te cilet nuk do kene nevoje per me teper se 10 barkode per produktet dhe kutite e tyre.

GCP 10 - Nese do ju duhen me teper se 10 barkode gjate jetes se biznesit tuaj atehere nje GCP 10 eshte me ekonomike. Kjo leje perdorimi ju mundeson qe te krijoni deri ne 100 barkode per produktet dhe kutite. Nuk duhet te harroni se dhe kutite e jashtme kane nevoje te pajisen me barkode unike.

GCP 9 – Nepermjet kesaj leje perdorimi do te keni mundesine te gjeneroni deri ne 1,000 barkode per produktet tuaja.

Vini re: Lejet e perdorimit te barkodeve nuk mund te shkembehen sipas nevojes pasi secila leje eshte per nje set specifik numrash. Nese ju mbarojne barkodet, do ju duhet te pajiseni me nje leje shtese perdorimi e cila ka nje kosto shtese.

Çfare ju duhet per te perfunduar regjistrimin ne GS1?

Ne menyre qe aplikimi per regjistrim ne GS1 Albania te kryhet sa me shpejt ju rekomandojme qe te keni prane keto informacione:

  • Informacion per kompanine (emri dhe adresa)
  • Informacion kontakti per Administratorin dhe 1 person tjeter (zakonisht financieri)
  • Nipt i kompanise
  • Informacion mbi produktet

Regjistrimi Online

Regjistrimin mund ta kryeni dhe online ne adresen: http://gs1al.org/sq/user/register

Çfare ndodh pasi te jeni regjistruar?

Sapo te marrim aplikimin dhe pagesen do te procesojme aplikimin tuaj per anetaresim dhe do ju caktojme nje prefiks unik per te krijuar barkodet. Per personat qe nuk kane informacion mbi barkodet dhe krijimin e tyre eshte e mundur qe te kryejne nje trajnim falas prane zyres sone. Se shpejti do te vendosim dhe nje webinar trajnimi online per anetaret e rinj.

 

 

 

Per me teper informacion lexoni seksionin:

Pyetje/Pergjigje

 

 

Stafi jone mund t’ju ndihmoje per çdo pyetje qe mund te keni rreth barkodeve dhe sistemit GS1. Na kontaktoni ne:
T:  +355 42 232 073
E: info@gs1al.org