Apliko tani

Ne momentin qe beheni anetare te organizates GS1 Albania ju mund te beni tregti duke perdorur sistemin tone unik te numerimit ne te gjithe boten.

GS1 Albania eshte nje organizate e pavarur, jo fitim prurese qe vendos standarte globale, duke perdorur numra unike qe garantojne identifikimin e lehte dhe te sakte te produkteve dhe aseteve te ndryshme.

Sistemi GS1 i bar kodeve eshte sistemi i standarteve te zinxhirit furnizues me i perhapur ne bote.

Eksperienca jone i ndihmon bizneset qe te:

  • Te rrisin prodhueshmerine
  • Te vendosin sisteme biznesi me efikase
  • Te rrisin shitjet
  • Te permiresojne gjurmueshmerine e produkteve
  • Ti ofrojne sherbimin me te mire klienteve te tyre

BENEFITET E ANETARESIMIT

Anetaresimi te GS1 Albania ju mundeson te:

  • Perdorni numra identifikimi unike. Me prefiksin e kompanise suaj ju mund te: tregtoni online, merrni bar kode dhe etiketa RFID.
  • Te merrni deri ne 1000 numra GTIN-13 brenda tarifes me opsionin per te marre me shume numra.
  • Te merrni asistence hap-pas-hapi: manualet e implementimit ju tregojne se si te vendosni numrat qe keni marre ne produktet tuaja dhe ju drejtojne pergjate sherbimeve te GS1.
  • Te qendroni te informuar nepermjet buletineve tona rreth aktiviteteve te GS1, standarteve dhe sherbimeve te reja.
  • Te beheni pjese e grupeve te interesit dhe grupeve teknike si dhe te komunikoni me anetare te tjere te GS1 Albania.
  • Te kryeni teste verifikimi per simbolet e bar kodeve te printuara.
  • Bashkepunoni me ne rreth çdo problemi qe ju del gjate proçesit te implementimit.

Apliko tani