Aplikacioni "GS1 Print"

Gjithnje e me teper kompanite e ndryshme u kerkojne partnereve te tyre tregtare qe te perdorin nje etikete logjistike GS1 (SSCC, GS1-128) per te identifikuar produktet nderkohe qe levizin ne zinxhirin e furnizimit.

 Aplikacioni “GS1 Print” u mundeson perdoruesve qe te krijojne sa me shpejte dhe sa me thjeshte Etiketa Logjistike ne menyre qe partneret tregtare te kene mundesine qe te lokalizojne dhe gjurmojne produktet pergjate zinxhirit te furnizimit.

GS1 Print eshte krijuar per ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne menyre qe te operojne pa gabime, sa me thjeshte dhe pa patur nevoje per tu lidhur me databazat e brendshme.

Detaje mbi produktin

  • I aksesueshem nepermjet nje web browseri
  • Etiketa ne format A4 dhe A5
  • Mundeson krijimin e nje arkivi per etiketat logjistike
  • Mund te vendosni logon e kompanise suaj
  • Menaxhim unik i alokimit te numrave SSCC
  • Dy etiketa per çdo njesi logjistike

Elementet e mundshem qe mund te vendosni ne etikete

  • SSCC, AI(00)
  • GTIN e njesise tregtare (kutia e jashtme) ose GTIN e njesise logjistike, AI(02) ose AI(01)
  • Sasia e njesive tregtare, AI(37)
  • Numri Batch/Lot (opsional), AI(10)
  • Data (opsionale), AI(11) ose AI(13)-(17)

“GS1 Print” eshte nje aplikacion falas online per anetaret e GS1 Albania ne menyre qe te kene mundesine qe te krijojne etiketa logjistike GS1 per njesite tregtare homogjene dhe te standartizuara, duke perdorur numrat SSCC dhe barkodin GS1-128.

Klikoni mbi linkun me poshte per te aksesuar ne aplikacion:

http://gs1print.gs1.at/Default.aspx