Si Funksionon Gjurmueshmeria ne Retail
Si funksionojne standartet e gjurmueshmerise
Standarti GS1 Global per Gjurmueshmerine percakton nje minimum kerkesash ne menyre qe proceset e biznesit te arrijne gjurmueshmeri te plote te zinxhirit te furnizimit, pavaresisht nga lloji i teknologjise qe perdoret. Ai skicon nje strukture te perbashket per te ndertuar nje sistem gjurmueshmerie duke perdorur standarte te tjera GS1 - si barkodet, mbartesit e te dhenave, eCom dhe EPCIS.
Ky standart mundeson krijimin e nje sistemi gjurmueshmerie nga njeri skaj-ne tjetrin, duke lidhur rrjedhen e informacionit me produktet fizike. Ne rast te nje problemi me nje lloj ushqimi, eshte kritike qe te kryhet shkembimi i informacionit midis partnereve tregtare ne zinxhirin e furnizimit, ne menyre qe te garantohet nje terheqje e rregullt dhe efikase nga tregu i produktit te synuar.
Standarti GS1 Global per Gjurmueshmerine eshte baza e "GS1 Global Traceability Compliance Criteria for Food", nje dokument qe perdoret per te vleresuar pikat kritike brenda nje sistemi gjurmueshmerie. Kompanite mund te verifikojne cilesine dhe integritetin e sistemeve te tyre ekzistuese te gjurmueshmerise duke perdorur kete liste kontrolli dhe me ndihmen e specialisteve tane te gjurmueshmerise.
Te dhenat e Gjurmueshmerise
Perputhja, shkembimi dhe rregjistrimi i te dhenave te gjurmueshmerise midis partnereve tregtare eshte e rendesishme dhe pershkruhet si me poshte:
Master data - te dhena qe jane te perhershme ose relativisht konstante gjate kohes dhe qe ofrojne atribute pershkruese per identifikimin e produkteve, paleve dhe vendndodhjeve fizike (p.sh. emri i kompanise, detajet e kontaktit, adresa)
Transaction data - te dhena qe krijohen nga shkembimet tregtare duke shkaktuar ose konfirmuar ekzekutimin e nje funksioni ne nje proces biznesi si ngarkimi apo shkarkimi, apo nje proces biznesi ne nje marreveshje biznesi (p.sh. koha e prodhimit, data e skadences)
Visibility event data - te dhena qe detajojne aktivitetin fizik te produkteve apo aseteve te tjera duke ju pergjigjur pyetjeve "Çfare, Kur, Ku dhe Pse" ne kohe-reale (p.sh. ditari i temperatures)