GS1 Cloud

Çfarë është GS1 Cloud?

 

GS1 Cloud do të jetë burimi më i madh i besuar i informacionit për produktin në botë, duke bërë të mundur që bizneset të përmbushin pritshmëritë e botës së sotme dixhitale.

Konsumatorët do të kenë mundësi të informohen me të dhëna të sakta rreth produkteve që shiten në platform të ndryshme përfshirë dhe ato dixhitale. Në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria e konsumatorit ndaj prodhuesit/tregtarit/faqeve online.

 

Si funksionon GS1 Cloud?

GS1 Cloud kombinon informacionin mbi të dhënat e produkteve nga burime të ndryshme ekzistuese, nga bazat e të dhënave ekzistuese GS1 (të tillë si GDSN, GEPIR dhe katalogët lokalë të produkteve të mirëmbajtura nga organizata anëtare GS1).

Kjo bazë e centralizuar e të dhënave ka për qëllim të strehojë më shumë se 100 milionë numra globalë të artikujve tregtarë (GTIN), së bashku me gjashtë attribute të tjera kryesore të produktit që do të japin informacione të besueshme të produktit për konsumatorët.

7 atributet thelbësore të produktit përfshijnë:

  • GTIN
  • Emri Tregtar
  • Përshkrimi i produkteve
  • URL-imazh me rezolucion të mesëm të produktit
  • Tregu i synuar
  • Emri i kompanisë
  • Klasifikimi i produktit

 

 

Të dhënat në GS1 Cloud do të jenë në dispozicion të shitësve fizik, shitësve online, aplikacioneve online dhe pronarëve të markave (prodhuesve) përmes një portali online dhe nëpërmjet ndërfaqeve të programimit të aplikacionit (API). Të gjithë përfituesit e të dhënave të GS1 Cloud duhet të kenë një marrëdhënie me një Organizatë Anëtare GS1 për të fituar akses.

Faza 1

Në fazën e tij të parë, GS1 Cloud do të fokusohet në veçoritë e mëposhtme:

Autentifikimi i GTIN: Për kompanitë që dëshirojnë të sigurojnë identifikimin e duhur të produkteve brenda sistemit të tyre, Autentifikimi i GTIN-së konfirmon se numri Global Trade Item (GTIN) përdor një Prefix të kompanisë të caktuar nga GS1.

Vlefshmëria e produktit: Për aplikacionet celulare dhe faqet e shitjeve online që dëshirojnë të ofrojnë informacion të saktë për produktet qe tregtojne ne faqet e tyre, Validimi i Produktit jep informacion e disponueshëm për një produkt të identifikuar nga një GTIN.

Funksioni i Kërkimit: Për kompanitë që kërkojnë produkte të reja për ti tregtuar në dyqanin e tyre fizik ose në internet, Funksioni i Kërkimit u mundëson atyre të zbulojnë produkte të reja duke perdorur opsionin Klasifikimi i Produkteve Globale (GPC) dhe Tregu i synuar.

 

Bëhu pjesë e GS1 Cloud