Covid-19
Një mesazh nga CEO i GS1 Albania.
I nderuar Anëtar,
Ne po përjetojmë një krizë globale që po na lidh të gjithëve, kudo, si kurrë më parë. Ndërsa jeta e përditshme dhe biznesi bëhen më komplekse, përparësitë tona këtu në GS1 mbeten të pandryshuara: të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e familjes sonë GS1 — dhe të mbështesim plotësisht anëtarët tanë.
Javët në vazhdim do të jenë sfiduese për të gjithë ndërsa përshtatemi me mënyra të reja të punës, blerjes dhe përkujdesjes për familjet dhe komunitetet tona.
Unë dua t'ju siguroj se ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të ndihmuar biznesin tuaj tek gjendemi përballë kësaj krize të paprecedent.
Ekipi ynë është plotësisht funksional dhe i disponueshëm për të pritur thirrje, pyetje me email dhe për të prosesuar aplikime të reja në ambjentet e zyrës tonë, duke zbatuar në mënyrë të përpiktë të gjitha masat higjeno-sanitare sipas Protokollit të Verdhë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë (kliko këtu për tu njohur me Protokollin e Verdhë të masave higjeno-sanitare dhe distancimit social).
- Për cdo pyetje rreth numrave te identifikimit GS1, ju lutem të telefononi në numrin celular +355697064157 ose të dërgoni email në info@gs1al.org.
- Nëse dëshironi të anëtarësoheni online në GS1 Albania, ju mund të klikoni këtu.
Duke qënë të ndërgjegjshëm mbi masat e marra nga autoritetet kompetente, ne do të vijojmë t'ju shërbejmë anëtarëve tanë në kohë reale duke u siguruar që të respektojmë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe për të shmangur udhëtimet jo thelbësore.
Kjo është padyshim një kohë sfiduese për të gjithë. Ju siguroj që ekipi ynë në GS1 Albania do të vazhdojë të mbështesë industrinë dhe anëtarët tanë, si dhe të ruajë komunitetin tonë. Duke punuar së bashku, ne mund të kufizojmë ndikimin e këtij virusi dhe shpresojmë që ti kthehemi jetës normale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju lutem t'ua përcillni këto informacione kolegëve brenda kompanisë tuaj dhe nëse keni nevojë për ndonjë mbështetje të mëtejshme ose nëse ekziston një mënyrë specifike që mund t'ju ndihmojmë në këtë kohë, ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni.
Sinqerisht,
Nazri Haxhiu
President & CEO