Gjurmueshmeria ne Sistemin Shendetesor

Gjurmueshmeria ne Shendetesi dhe standartet GS1

Gjurmimi i produkteve pergjate zinxhirit te furnizimit ne sistemin shendetesor eleminon falsifikimin e produkteve shendetesore, perputhet me rregulloret e ndryshme dhe rrit sigurine e pacientit. 

Çfare eshte gjurmueshmeria:

Gjurmueshmeria ne sistemin shendetesor ju ndihmon qe te shikoni levizjen e barnave apo pajisjeve mjekesore pergjate zinxhirit te furnizimit. Ju mund te gjurmoni dhe te identifikoni historine e transfertave dhe vendndodhjeve te nje produkti, qe nga momenti i prodhimit deri ne momentin e administrimit te tij ne piken e kujdesjes.  

Adoptimi dhe implementimi i standarteve GS1 te gjurmueshmerise 

Standarti Global i Gjurmueshmerise per Shendetesine (GTSH), nje standart procesi, ofron nje strukture baze qe pershkruan procesin e gjurmueshmerise dhe percakton kerkesat minimale qe duhen plotesuar nga te gjitha palet e interesuara, pavaresisht teknologjive qe perdorin, madhesise se organizates apo zhvillimit operativ. 

Integriteti i zinxhirit te furnizimit ne sistemin shendetesor

EPCIS eshte nje standart GS1 i cili u mundeson partnereve tregtare qe te shkembejne informacion mbi levizjen dhe vendndodhjen e produkteve dhe aseteve pergjate te gjithe zinxhirit te furnizimit duke u bazuar ne 4 lloje eventesh: 

ÇFARE – per cilat produkte behet fjale?

KUR – ndodhi ky event?  

KU – ishte produkti? Ku ndodhet tani?

PSE – kerkohet informacion per eventin? Per cilin hap te procesit behet fjale?