GEPIR

Rreth GEPIR-it


Aksesoni Portalin GEPIR

  • Cila kompani zoteron kete numer?
  • Ku ndodhet kompania?
  • Si mund te behem pjese e anetareve te organizates GS1?

Keto pyetje jane bere te zakonshme ne ditet e sotme te biznesit te anetareve te GS1 ne bote. Shume prej tyre mund ti pergjigjen ketyre pyetjeve brenda tregut kombetar, por tregu nuk eshte vetem i tille apo rajonal. Ai eshte boteror. Per kete arsye sherben GEPIR (GS1 ELECTRONIC PARTY INFORMATION REGISTRY).

GEPIR (Regjistri Elektronik i Informacionit te Pjesemarresve ne GS1) eshte nje rrjet ku Organizatat GS1 jane te lidhura midis tyre dhe nepermjet te cilave perdoruesit mund te kene akses te lire per informacionin ne lidhje me kompanite anetare te GS1 ne te gjithe boten.

Ky rrjet perfshin nje numer prej mbi 1.000.000 kompani.

Ky rrjet konsiston ne sherbimet kombetare te GEPIR-it qe ofrojne informacion te rendesishem per te gjitha kompanite anetare te GS1 dhe lidhen midis tyre nepermjet kodit te GEPIR-it.

SI FUNKSIONON GEPIR-I?

Ka tre alternativa kerkimi:

  • Kerkimi bazuar ne GTIN ose SSCC
    Ne i japim nje numer artikulli GTIN (global trade item number) GTIN-13, GTIN-8, GTIN-12, GTIN-14, ose nje numer logjistik (SSCC) dhe kerkojme per kompanine perkatese.
  • Kerkimi bazuar ne GLN
    Ne japim nje kod lokalizimi (GLN) dhe kerkojme per kompanine perkatese ose per GLN primare ose per te gjitha GLN-te e kesaj kompanie.
  • Kerkimi i bazuar ne emrin e kompanise
    Ne i japim nje emer kompanise (ose nje pjese te saj), zgjedhim qytetin dhe kerkojme per kete kompani ne qytetin perkates ose mund ta lokalizojme nepermjet nje kodi te ketij qyteti.

Klikoni këtu për të përdorur portalin online të GEPIR.