Krijoni Etiketa Logjistike me "GS1 Print"

01/08/2016

Gjithnje e me teper kompanite i kerkojne partnereve te tyre tregtare qe te perdorin nje etikete logjistike GS1 (SSCC, GS1-128) per te identifikuar produktin gjate levizjes se tij ne zinxhirin e furnizimit. Aplikacioni GS1 Print i ofruar nga GS1 Albania u mundeson perdoruesve qe ti krijojne shpejt dhe thjesht etiketat logjistike, ne menyre qe partneret tregtare te kene mundesine ti gjurmojne dhe lokalizojne produktet pergjate zinxhirit te furnizimit.

GS1 Print eshte nje aplikacion falas online per krijimin e etiketave logjistike GS1 per njesite tregtare homogjene standarte, duke perdorur numrin SSCC dhe barkodin GS1-128.

GS1 Print u vjen ne ndihme subjekteve te vogla dhe te mesme ne menyre qe te veprojne sa me thjesht dhe pa gabime. Ky aplikacion eshte krijuar ne menyre qe te mos kete nevoje per nje lidhje me bazat e brendshme te te dhenave.