GS1 në Europë: Forumi Rajonal 2019, Milano-Itali.

14 - 17 Tetor 2019

Forumi GS1 në Europë është themeli për bashkëpunim midis 48 organizatave anëtare europiane të GS1.

Forumi mbledh udhëheqës europianë të biznesit, shoqata europiane, kompani që duan të përdorin standardet GS1 për të mundësuar një përvojë sa më të mirë për klientin. Shumë tema të tilla si gjurmueshmëria, kujdesi shëndetësor, lufta ndaj tregtisë së paligjshme të cigareve, modelet globale të mbledhjes së të dhënave, inovacioni dhe ekonomia qarkulluese do të diskutohen gjatë javës. Ky aktivitet organizohet nga GS1 në Europë dhe organizohet nga ekipi GS1 Italia në Milano.

Ashtu si cdo vit dhe këtë vit GS1 Albania do të jetë pjesmarrëse në këtë forum për të përfituar nga eksperiencat më të mira botërore dhe për ti pershtatur ato në tregun shqiptar.